Lajme

Time Kadrijaj: Albin Kurti me veprime populiste na ka vënë në situatë të palakmueshme

02/26/2024 11:48
nga:Genita C

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj thotë se çështja e dinarit nuk është dashtë të bëhet farë problem.

Kadrijaj në një prononcim për GazetaBlic thekson se, presioni që kjo çështje të diskutohet në dialog, është për shkak të veprimeve të pakoordinuara të Qeverisë Kurti.

“Çështja e dinarit nuk është dashtë me u bë problem fare, Kosova duhet ta ketë valutën e vet dhe kjo është një veprim legjitim, por problemi qëndron se Qeveria nuk i ka koordinu veprimet me aleatët tanë”, tha Kadrijaj.

Sipas Kadrijajt, kryeministri Kurti me veprime të tilla po mundohet të sigurojë vota dhe po na sjell në situatë të palakmueshme.

“Çdo herë që kjo Qeveri nuk i koordinon veprimet me aleatët tanë, ndodhemi në situata të tilla. Albin Kurti me veprime populiste po mundohet ta ruajë votën dhe përkrahjen që e ka pasë në zgjedhjet e fundit. Këto normal që po na sjellin situata të tilla që janë të palakmueshme.Është hera e parë që aleatët janë shprehur haptas që kjo qeveri po i cenon raportet mes tyre”, tha Kadrijaj për GazetaBlic.

Lekaj për çështjen e dinarit: Mjaft kemi dhënë, nuk duhet të japim më si shtet