Sporti

Aubameyang është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Europa League

02/23/2024 13:51
nga:Mergim Rreci

Pierre-Emerick Aubameyang u bë golashënuesi më i mirë në historinë e Europa League, me 31 gola.

Sulmuesi i Marsejës shënoi një nga golat e fitores ndaj Shakthar Donetsk, duke kaluar tashmë sulmuesin, Radamel Falcao (30), përcjell GazetaBlic Sport.

Golat e gabonezit u regjistruan për Dortmundin, Arsenalin, Barcelonën dhe Marsejën.