Sporti

Zyrtare: Toni Kroos rikthehet në Kombëtaren e Gjermanisë

02/22/2024 14:33
nga:Mergim Rreci

Toni Kroos ka vendosur që të rikthehet në Kombëtaren Gjermane duke filluar nga ndeshjet e marsit.

“Jam i bindur se kjo kombëtare mund të bëjë gjëra të veçanta në Euro dhe ne mund të besojmë të gjithë së bashku”, tha Kroos, transmeton GazetaBlic Sport.

Julian Nagelsmann do ta ftojë atë për ndeshjet e ardhshme të kombëtares dhe e sheh atë si një futbollist shumë të rëndësishëm në lojën që ai aplikon.