Lajme

Konfiskohen dy armë në Vushtrri

02/22/2024 08:39
nga:Sh R

Në 24 orët e fundit, policia në Vushtrri, në dy raste të ndara kanë konfiskuar dy armë zjarri.

Në rastin e parë, pas pranimit të informatës për të shtëna me armë, njësitet policore kanë identifikuar lokacionin ku fillimisht janë gjetur nëntë (9) gëzhoja, me ç’rast nga peroni i dyshuar është konfiskuar nje armë e llojit pistoletë.

“Pas intervistimit me aktvendim të prokurori të dyshuarit për përdorim te armës i është caktuar masa e ndakimit policor”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Ndërsa në rastin tjetër, njësia policore ne Vushtrri, gjatë kontrollit të detajuar tek i dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë me 13 fishekë.

Pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës”.

Postimi i plotë: