Sporti

Pati paraqitje të mira në turneun në Itali, talenti i Vëllaznimit, Kaon Kurshumlija: Synoj kombëtaren e Kosovës

02/21/2024 17:28
nga:Lorik J

Kaon Kurshumlija është një nga talentët e futbollit në Kosovë prej të cilit pritet shumë në të ardhmen.

Kurshumlija aktivizohet tek ekipi U-15 i Vëllaznimit si sulmues dhe cilësohet si një nga lojtarët më të mirë të gjeneratës së tij.

Ai bashkë me ekipin e Vëllaznimit ishte në një turne në Itali, ku u përballen me Sassuolon e Capo Di Leuca (ndaj këtij ekipi, Kurshumlija realizoi hat-trick).

Futbollisti në fjalë thotë se në Itali fituan eksperiencë të madhe, pasi u ballafaquan me skuadra të mëdha.

Talenti tani synon grumbullimin me kombëtaren e grupmoshave, gjë për të cilën thotë se do punojë shumë.

“Sivjet synoj kombëtaren e Kosovës U-15. Do punoj maksimalisht për këtë”, tha fillimisht Kurshumlija në SportON.

/GazetaBlic Sport