Muftiu Tërnava duhet të sqarohet para kosovarëve përse priti në takim mbështetësin e Putin-it Niyazov dhe çka folën?
1.Në korrik të vitit 2021 në Bashkësinë Islame të Kosovës dhe në Fakultetin e Shkencave Islame, ka qenë për vizitë nji delegacion nga Forumi Mysliman Evropian (EMF) me seli në Bruksel, i drejtuem nga kryetari i tij, Abdul-Wahed Niyazov.
Ata i kishte pritë në takim myftiu Naim Tërnava, kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës me stafin e tij, por ata duhej me e ditë se ç’doktrinë e ç’interesa mbronë ky forum dhe kush ishte drejtuesi i tij, Niyazov.
2.Niyazov, kryeson gjithashtu Qendrën Kulturore Islamike të Moskës, një departament publik i këshillit zyrtar të myftiut rus dhe gjithashtu organ i lidhun me Kremlinin.
Në Federatën Ruse, Niyazov konsiderohet si bashkëpunëtor i afërt i presidentit rus, Vladimir Putin, i cili prej vitit 1999-2003, u kanë përfaqësues i partisë së Putinit në Dumën ruse.
3.Populli i Kosovës ka të drejtë me e ditë edhe nga burimet e AKI-së se çfarë ka kërku Niyazov nga Tërnava dhe sa ka shtrimje ndikimi rus në institucionet islame në Kosovë!?
Vetëm frikacakët dhe injorantët nuk e bâjnë sot këtë pyetje!?
Përgjigju Muftiu Tërnava tash!


