Ish kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka thënë se veriu nuk ka sovranitet të shtetit dhe ka protektorat të shtuar, ku forcat e KFOR-it po shtohen çdo ditë, raporton Gazeta Blic.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është e pavërtetë propaganda e Qeverisë se në veri ka ndryshime thelbësore, pasi atje nuk funksionon asgjë, përpos Policisë në atë pjesë.
Ajo ka shtuar se në qeveritë e kaluara e kanë shtrirë sovranitetin në veri, institucionet, kufirin me Serbinë dhe pikat kufitare.
Postimi i saj i plotë:
Veriu pa sovranitetin e shtetit plus me protektorat te shtuar, forcat e KFOR-it cdo dite po shtohen ne veri – propaganda e qeverise se ka bere ndryshime thelbesore ne veri jane te paverteta – ne veri nuk funksionojne gjykatat e Kosoves, nuk funksionojne kater komunat, nuk paguhet rryma, madje as faturat e rrymes nuk iu kane shkuar qytetareve. I vetmi institucion qe funksiononon eshte policia e Kosoves por pa policet serb. Ne qeverite e kaluara e shtrijme sovranitetin ne veri, i vendosem te gjitha institucionet e shtetit ne veri, e vendosem kufirin me Serbine, madje shenjuam dhe pikat kufitare.


