Sporti

Indrit Tuci nis që të fitojë dashurinë e tifozëve të Spartës së Pragës, tifozët e presin për të bërë foto me sulmuesin shqiptar

02/19/2024 19:47
nga:L J

Pas një shpërthimi te Lokomotiva e Zagrebit, Indrit Tuci bëri një hap të madh duke kaluar te Sparta e Pragës.

Sulmuesi shqiptar po fillon që të marrë minuta te kryesuesit çek, teksa është aktivizuar për 26 minuta në përballjen e fundit kundër Liberec.

Paraqitja e tij pozitive ka bërë që të fitojë dalëngadalë dashurinë e tifozëve të Spartës, pavarësisht se nuk ka dalë ende te goli.

Shumë tifozë të Spartës kanë pritur pas ndeshjes së fundit Indrit Tucin, për të bërë një foto me të.