Sporti

Lajm aspak i mirë për Liverpoolit | Diogo Jota jashtë për dy muaj

02/19/2024 16:37
nga:Lorik J

Sulmuesi i Liverpool-it, Diogo Jota do të rikuperohet nga një lëndim në gju për dy muaj, raporton mediumi portugez, Record.

Futbollisti 27-vjeçar ka pësuar një dëmtim më 17 shkurt në fund të pjesës së parë të ndeshjes së xhiros së 25-të të Premierligës kundër Brentford (4:1).

Reprezentuesi portugez duhej të nxirrej me barelë.

Në sezonin 2023/24, Jota shënoi 14 gola dhe bëri 4 asistime në 28 ndeshje për Liverpool në të gjitha garat.

/GazetaBlic Sport