Sporti

Epike: Besiktas përjashton futbollistin, ai ishte aktiv në aplikacion takimesh me vajza!

02/19/2024 16:22
nga:Lorik J

Besiktas përjashtoi futbollistin e saj Emirhan Delibas, sepse ai ka një aplikacion takimesh në internet. Futbollisti ka krijuar një profil në një rrjet, ku ka dhënë informacione bazë për veten e tij.

Ai ka shkruar se është futbollist profesionist i Besiktasit, 183 centimetra i gjatë, se nuk është duhanpirës dhe se është sportist aktiv.

Kjo nuk i ka shkuar mirë gjigantit të Stambollit. Ata u ndanë me lojtarin me një deklaratë të rreptë: “Kemi shkëputur reciprokisht kontratën me Emirhan Delibas. I urojmë suksese në karrierën e tij të mëtejshme”, shkruan klubi.

Delibas është një mesfushor që ka bërë një paraqitje për ekipin e seniorëve të Besiktasit, ku është që nga viti 2020. Një sezon ka kaluar në formë huazimi në Göztepe dhe ka dy paraqitje për kombëtaren U-19 të Turqisë.

/GazetaBlic Sport