Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se duhet të ketë diskutime mes Qeverisë së Kosovës e partnerëve ndërkombëtarë për çështjen e dinarit dhe çështja duhet të zgjidhet.
Lidhur me këtë, ish kryenegociatori i dialogut Kosovë-Serbi, Avni Arifi, në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se deklarata e presidentes është e vonuar dhe e pakoordinuar me Kurtin.
“Deklarata e Presidentes e vonuar, qartë e pakoordinuar me Kurtin dhe tërësisht e padobishme duke marrë parasysh momentin që tash kjo temë e ka sjellë Kosovën”, shprehet ai.
Arifi vlerëson se Osmani po i bie në mend për amanetin e Rugovës dhe aleatët vetëm kur po i katandisë Kurti raportet me ndërkombëtarët, por që aleatët nuk janë për tallje.
“Presidentes po i bjen në mend për amanetin e Rugovës dhe aleatët vetëm kur po i katandisë Kurti raportet në krizë të patejkalueshme apo kur ka zgjedhje nacionale. Aleatët nuk janë për me t’u tallur me ta”, thekson Avni Arifi./Gazeta Blic/
Osmani: Qeveria me aleatët të ulen e të merren vesh rreth çështjes së dinarit


