“Çdo diskutim që është nën bazën e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Republikës së Kosovës është i mirëseardhur për vendin tonë”, thotë Raci.
Analist, Gazmir Raci këtë deklaratë e tha për GazetaBlic, pasi presidentja Osmani ka ftuar Qeverinë që të ulet me aleatët dhe të merren vesh për çështjen e dinarit.
Osmani në një intervistë për televizionin arab “Al Aan”, tha se duhet të dilet nga kjo situatë duke arritur një marrëveshje me partnerët ndërkombëtarë, për zbatimin e rregullorës së re të Bankës Qendrore të Kosovës.
“Ka hapësirë për t’u ulur dhe për të diskutuar mes qeverisë dhe aleatëve tanë ndërkombëtarë, për të punuar rreth kësaj çështjeje”, tha Osmani.
Osmani u shpreh e bindur se do të gjendet një zgjidhje rreth kësaj teme, duke shtuar se gjithçka që është arritur në vend është “si rezultat i bashkëpunimit me aleatët”.
“Do të ishte qesharake të mos zgjidhej”, shtoi e para e vendit. /GazetaBlic/
Osmani: Qeveria me aleatët të ulen e të merren vesh rreth çështjes së dinarit