Skuadra e Llapit ka shënuar fitore tejet të madhe ndaj Dukagjinit në xhiron e 20’të të Superligës së Kosovës.
Llapi fitoi ndaj Dukagjinit me rezultatin 2-1, për të fituar tre pikë të mëdha, përcjell GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes, Dallku u shpreh shumë i kënaqur me ekipin e tij, por jo me arbitrimin.
“Pa diskutim, le të mbetet në ndërgjegjen e atyre që bënë këtë spektakël sot, gjithçka u prish, ne u munduam, luajtëm mirë deri tek goli i dytë, tentuam me bë diçka përpara, por kaq ishte mundësia jonë për sot. Ne kemi bërë më të mirën, unë lojtarët i falënderoj për guximin e besimin”, tha Armend Dallku për Art Sport1.
“Mundësia për sot ishte kjo”, përfundoi Dallku.
/GazetaBlic Sport