Sporti

Leverkuseni i Xhakës afër të thyejë rekordin e madh të Bayern Munich, i duhet veç edhe një ndeshje pa humbje

02/18/2024 11:24
nga:Lorik J

Bayer Leverkusen i Xabi Alonso-s ka barazuar rekordin e Bayernit 2019/2020 prej 32 ndeshjeve radhazi të pamposhtur në të gjitha garat me një fitore 2-1 në ndeshjen e raundit të 22 të Bundesligës gjermane ndaj Heidenheim.

Këtë sezon, Bayer fitoi 28 herë dhe barazoi katër herë, pa asnjë humbje të vetme.

Leverkusen ka arritur në 58 pikë pas 22 xhirove të kampionatit gjerman dhe aktualisht është tetë pikë më shumë se rivalët më të afërt për titull, Bayern, të cilët kanë një ndeshje më pak.

Në xhiron e radhës të Bundesligës, skuadra e Xabi Alonso viziton Mainzin.

/GazetaBlic Sport