Federata e Futbollit të Kosovës ka prezantuar sot trajnerin e ri të Kombëtares së Kosovës.
Franco Foda do të jetë tekniku i ri që do të jetë në krye të ‘Dardanëvë’.
57 vjeçari ka nënshkruar kontratë 2 vjeçare me Kosovën, kurse më parë ka drejtuar edhe Kombëtaren e Austrisë dhe ekipe si: Sturm Graz, FC Zurich dhe FC Kaiserslautern.
Gazetari britanik që jeton në Austri, Tom Middler njeh lojën që aplikon trajneri i ri i Kosovës dhe për GazetaBlic Sport tha se Foda mund të jetë zgjedhja e duhur e Kosovës pasi sipas tij tekniku gjerman është i aftë të krijoi ekipe stabile.
“Franco Foda pati sukses si menaxher në nivel klubesh në Austri, duke fituar titullin me SK Sturm Graz dhe ai vazhdoi të bëhej trajner i kombëtares austriake, duke e çuar skuadrën në Euro 2020, ku skuadra e tij ishte e frikshme për kundërshtarët.
Ai njihet si një trajner shumë konservator dhe mbrojtës, edhe pse skuadra ishte e aftë për lojë më sulmuese.
Ai mund të bëjë mirë me Kosovën pasi është një menaxher ndërkombëtar me përvojë dhe është i mirë për t’i bërë ekipet solide dhe stabile. Raporti i fitoreve të tij me Austrinë është shumë i mirë, por me përmirësimin e ekipit, ai nuk u përshtat, kështu që tifozët ai u desh të largohej.
Shpresojmë që ai të jetë një emërim i mirë për Kosovën”, tha ai.
/GazetaBlic Sport/