Sigal Prishtina dhe Trepça do të përballen në finalen e madhe në Kupën e Kosovës në basketboll.
Trepça e eliminoi Golden Eagle Yllin në gjysmëfinale, kurse Sigal Prishtina triumfoi ndaj Bashkimit, shkruan GazetaBlic Sport.
Finalja e madhe do të zhvillohet ditën e nesërme me fillim nga ora 17:00, me atmosferën që pritet e jashtëzakonshme edhe në tribuna.
Ish basketbollisti i mirënjohur kosovar, Artan Mehmeti është prononcuar për ‘GazetaBlic Sport’ para kësaj super përballje, ku tha se e sheh për disa arsye skuadrën e Trepçës si më favorite.
“Në finale takohen dy ekipet të cilat me meritë janë në finale. Finale si vitin e kaluar. Edhe pse finalet gjithmonë janë te paparashikura, unë mendoj se si favorite është Trepça, e cila ka një roster të gjatë janë më të përgatitur fizikisht dhe luajnë shumë agresiv, si në mbrojtje poashtu edhe në sulm.
“Megjithatë, edhe Prishtina është një skuadër e mirë, e cila do ta kerkojë shansën e saj. Duke uruar ditën e pavarsisë, urojmë të kënaqemi spektakël basketbolli si në fushë poashtu edhe në tribuna“, deklaroi Mehmeti.
/GazetaBlic Sport/


