Analisti politik, Arbnor Sadiku, ka folur në lidhje me deklaratën e dhënë nga ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier, i cili tha se çështja e dinarit e ka prekur cilësinë e partneritetit.
Sadiku në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se Kurti me veprimet e tij karshi Amerikës është duke rrezikuar humbjen e shtetit dhe pavarsinë e Kosovës.
“Popullzmi politik i Kurtit përmes shfaqjes së kauzes politike të dinarit, jo vetëm që prish relacionet e mira të Kosovës me SHBAnë, por e më kujton thënien epike të ish presidentit amerikan Kenedy, se gabimet në politiken e jashtme të humbin shtetin. Kurse, gabimet në politiken e brendshme të humbin vetem pushtetin, po te humbte pushtetin Kurti nuk është shumë problem, por, si duket ky i fundit me veprimet e tij karshi Amerikës është duke rrezikuar humbjen e shtetit dhe pavarsinë e Kosovës”, tha Sadiku për Gazeta Blic.
Dreshaj, AAK: Deklarata e Hovenier, brengosëse, vendi duhet të shkojë në zgjedhje!



