Lajme

Dreshaj, AAK: Deklarata e Hovenier, brengosëse, vendi duhet të shkojë në zgjedhje!

02/16/2024 12:42
nga:Y I

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj, ka folur në lidhje me deklaratën e dhënë nga ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier, i cili tha se çështja e dinarit e ka ‘prekur cilësinë e partneritetit’.

Dreshaj në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” e ka cilësuar brengosëse një deklaratë të tillë dhe thekson se Kosova duhet të ruajë me fanatizëm miqësinë me SHBA-të.

Ai tutje theskoi se vendi duhet të shkojë sa më shpejt në zgjedhje.

“Deklarata e Hovenier është brengosëse dhe Kosova duhet të ruajë me fanatizëm miqësinë shekullore që e ka të ndërtuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”

“Mendoj se vendi duhet të shkojë sa më shpejt në zgjedhje” deklaroi Dreshaj në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic”.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar dje se vendimi i Kosovës për ta zbatuar vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e dinarit serb, ka ndikuar në cilësinë e marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Qeverisë së Kosovës.

“Ne kemi shpresuar se Qeveria e kryeministrit Albin Kurti do të angazhohej, siç bëjnë partnerët, për ta zgjidhur këtë çështje se bashku, në vend se të merren veprime në mënyrë të njëanshme… ne jemi të shqetësuar që Qeveria e Kurtit nuk e ka bërë këtë. Çfarëdo sugjerimi se gjërat janë në rregull, se ne të gjithë ne pajtohemi me njëri-tjetrin, nuk është aspak e vërtetë. Ne jemi të shqetësuar dhe të frustruar dhe mendoj se toni i ndihmëssekretarit O’Brien e pasqyron këtë shumë qartë”, deklaroi Hovenier raporton Gazeta Blic.

/Gazeta Blic/

Haliti: Albin Kurti të kërkojë falje publikisht për situatën në të cilën e ka sjellë Kosovën, nëse jo, të japë dorëheqjen!

Hovenier për dinarin: Kjo situatë e ka prekur cilësinë e partneritetit mes dy qeverive tona