Sporti

Grand Slami i Baku: Nora Gjakova me mund të madh kalon në çerekfinale

02/16/2024 10:43
nga:E K

Nora Gjakova e ka kaluar edhe pengesën e dytë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

Kampionia olimpike fitoi në raundin e dytë ndaj xhudistes nikoqire, Acelya Toprak.

Ishte një duel i vështirë për Gjakovën, e cila fitoi tek në “Golden Score” me një waza-ari.

Kujtojmë se nesër dhe pasnesër garojnë edhe Laura Fazliu, Dardan Cena dhe Loriana Kuka.