Analisti Yll Hoxha në emisionin Debat Plus e ka komentuar acarimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.
Sipas tij, ky acarim është për shkak të dështimit të BE-së dhe SHBA-së për të arritur një rezultat nga dialogu Kosovë- Serbi.
“Po e shoh se ky acarim vijnë si pasojë e njëfarë nevojë e dëshpëruara të Bashkësisë Ndërkombëtare për të prodhuar sukses në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka deklaruar ai.
“Në fillim të këtij viti e kam thënë se këto dy muaj tre muaj me fillim prej shkurti do të jenë muaj të vështirë për Qeverinë e Kosovës”, ka thënë Hoxha.
Më tej ai ka thënë se nëse Plani franko-gjerman nuk zbatohet në këta muaj ky plan sipas Hoxhës nuk do të zbatohet farë.
“Plani franko-gjerman nëse nuk kryhet brena këtyre tre muajve të ardhshëm nuk kryhet farë për shkak të kontekstit politik i cili mbretëron dhe në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka theksuar Hoxha.


