Sporti

Peja – Bashkimi, përfundon çereku i parë në çerekfinalen e Kupës së Kosovës

02/14/2024 17:26
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar çereku i parë në çerekfinalen e tretë të Kupës së Kosovës.

Bashkimi është në avantazh pas 10 minutave ndaj skuadrës së Pejë, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati është 14-16, me ‘Arpagjikët’ që u paraqiten më mirë në këtë fillim të ndeshjes.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në tre çerekët e tjerë.

/GazetaBlic Sport/