Lajme

Publikohen pamjet e shkatërrimit të anijes ushtarake ruse në Detin e Zi

02/14/2024 10:32
nga:Gazeta Blic

Ukrainasit kanë sulmuar mbrëmë dhe shkatërruar anijen ushtarake ruse Cezar Kunikov në Detin e Zi, kanë njoftuar zyrtarët ukrainas.

Operacioni mbi anijen rus është kryer nga inteligjenca ushtarake e Ukrainës (GUR).

Si të gatuani një tortë në formë zemre për Ditën e të DashuruarveKur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjakDështoi për shkak të rrymës, si arriti skuadra rumune të marrë miratimin e FIFA-s për t…Si ta mbijetoni Ditën e të dashuruarve nëse jeni pa partner: Në vend që të ankoheni për…Specialja kërkon të kontakohet urgjentisht Ministria e Drejtësisë lidhur me financimin …

Në sulm janë përdorur dronët ujor Magura, kurse anija është dëmtuar dhe nuk mund të riparohet, kështu të paktën pretendojnë zyrtarët që konfirmuan fundosjen në Detin e Zi.

Tani janë publikuar edhe pamjet nga ky operacion ushtarak. Në anën tjetër rusët akoma nuk janë deklaruar lidhur me këtë sulm, transmeton Telegrafi.

Anija gjigante përdorej nga forcat e Putinit për transportimin e raketave dhe dronëve për sulme në Ukrainë.

Rusia ka tentuar të kryer një operacion të madh shpëtimit në det, që përfshinte anije, nëndetëse dhe helikopter.