Sot do të mbahen mbledhjet e tri komisioneve parlamentare.
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, në rend dite ka shqyrtimin e projektligjit për administrimin e banesave dhe lagjeve të banimit në bashkëpronësi.
Kurse Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, bën shqyrtimin dhe miratimin e draft-Planit të Punës së Komisionit për sesionin pranveror për vitin 2024.
Komisioni për Integrime Evropiane, ka në rend dite, bën shqyrtimin e draft planit të punës së Komisionit për sesionin pranveror 2024, votimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programet e BE-së qytetarët, barazia, të drejtat dhe vlerat, votimi i Projektligjit për ratifikimin e ‘amendamentimit”, të Marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2015”.