Lajme

Maliqi: Deklaratat e O’Brien shqetësuese, po shembet përparësia që u krijua nga budallakia e Vuçiqit në Banjskë

02/13/2024 23:51
nga:Sh R

Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit James O’Brien ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë shumë të shqetësuara me vendimin e qeverisë së Kosovës për të mos lejuar përdorimin e dinarit. Madje O’Brien ka shtuar se me këtë qëndrim, qeveria e Kosovës ka vënë në pikëpyetje partneritetin me Shtetet e Bashkuara.

Për këtë deklaratë e ka komentuar analisti, Agron Maliqi, i cili tregoi për peshën që e ka O’Brien.

Ai ka deklaruar se O’Brien së fundmi ka pasur gjuhë kërcënuese ndaj kreut të serbëve të Bosjës dhe Hercegovinës, Milorad Dodik.

Më tutje, ai ka shtuar se Ççfarëdo përparësie diplomatike që u krijua në rastin e Banjskës nga “budallkia e Vuçiqit”, Kosova po e shemb me dorën e vet.

“Deklaratë shumë shqetësuese nga Jim O’Brien, i cili është përndryshe shefi i Escobar dhe nr.1 i SHBA për Evropë, i emëruar së voni. “Dora e djathtë” e Madeleine Albright. I përfshirë thellë në marrëveshjen e Dejtonit dhe në Rambuje. Dashamir i Kosovës dhe Bosnjes, ku së voni e paralajmëroi një linjë më mbështetëse ndaj boshnjakëve dhe kërcënuese ndaj Dodikut. U përpoq me gjasë të gjejë partner edhe në Kosovë, por kot. Gjuha e tij është alarmuese për nivelin e marrëdhënieve. Çfarëdo përparësie diplomatike që u krijua me budallakinë e Vuçiqit në Banjskë, tashmë Kosova po e shemb me dorën e vet”, ka shkruar Maliqi në Facebook.