Lajme

Maqedonci: Javeline, sistem me të cilin do të pajiset FSK-ja fakt i kryer – jemi në pritje të ofertës nga ana e ShBA-së

02/12/2024 22:10
nga:G B

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se sot ka përfunduar periudha 30 ditore e njoftimit të Kongresit të SHBA-së për kërkesën e Kosovës për të blerë sistemin anti-tank Javeline.

Maqedonci me anë të një postimi në Facebook theksoi se janë në pritje të ofertës nga ana e SHBA-së.

“I gëzohemi lajmit që sot ka përfunduar periudha tridhjetë ditore e njoftimit të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës rreth kërkesës tonë për blerjen e sistemit anti-tank Javeline, rrjedhimisht mund të vazhdojmë hapat tjerë”, shkroi Maqedonci.

“Proceduralisht jemi ne pritje të ofertës nga ana e ShBA-së, që pastaj bazuar në të dhe planin e zhvillimit të FSK-së të realizojmë blerjen. Javeline, sistem me të cilin do të pajiset FSK tashmë fakt i kryer”.