Lajme

Në arrest shtëpie, Berisha ndjek online mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së

02/12/2024 15:44
nga:G B

Në pamundësi për të marrë pjesë fizikisht, ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha e ka ndjekur online mbledhjen e grupit parlamentar të PD.

Mbështetësit e Gazment Bardhit dhe përkrahësit e ish-kryeministrit Sali Berisha janë bashkuar sot për herë të parë në një mbledhje të grupit parlamentar brenda selisë së Partisë Demokratike.

Pas gati dy vjetësh që kur selia u rimor nga Rithemelimi dhe ku mbështetësit e Bardhit mblidheshin në kryesinë e Kuvendit apo salla të hoteleve të Tiranës, sot është zyrtarizuar bashkimi mes tyre, duke bërë bashkë më shumë se 40 deputetë.