Lajme

Mbi 3 mijë e 600 të huaj erdhën të punojnë në Kosovë më 2023

02/12/2024 12:10
nga:N K

Mbi 3 mijë e 600 shtetas të huaj kanë ardhur të punësohen gjatë vitit 2023 në Kosovë.

Sipas Institutit GAP, leje pune kanë marrë 1,004 shtetas turq, 722 shtetas të Bangladeshit, 465 shtetas serbë e 440 nga Shqipëria.

Ky institut ka njoftuar se krahasuar me vitin 2022, ka pasur një rritje prej 22.4 për qind të numrit të lejeve të lëshuara.

Në vendet e origjinës së qytetarëve që kanë marrë leje pune në Kosovë gjatë vitit të kaluar prin Turqia dhe Bangladeshi.

Ndërkohë, numër më i ulët i punëtorëve është regjistruar nga Maqedonia e Veriut me gjithsej 211, 144 nga Shtetet e Bashkuara, 70 nga Filipinet, 61 nga Gjermania e 43 nga Mali i Zi