Lajme

Projektet kapitale në fund të mandatit

02/12/2024 09:21
nga:N K

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar se këto ditë nisi një projekt për banimin e përballueshëm që do jetë në dispozicion për çiftet e reja, punëtorët e administratës e familjet me të hyra të kufizuara.

Ndonëse premtim me të cilin i fituan zgjedhjet, sipas Aliut më herët nuk lejonin procedurat.

Gjatë kësaj jave u nënshkrua vazhdimi i rrugës Prishtinë-Mitrovicë e ajo për Pejë, por edhe rinisja e punës në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, të gjitha projekte dhjetëra milionëshe transmeton Paparaci.com.

Shoqëria civile, këtë aktivizim të ekzekutivit e sheh me dyshim ashtu si jetësimin e tyre.

Ndonëse të vonuara, sipas Valmir Elezit nga Iniciativa për Progres, në pikëpyetje mbeten edhe nisja e atyre që janë në proces. Projektet në fund të mandatit opozita po i cilëson si konsum për vota.

Për të gjitha këto zvarritje, pushtetarët fajin ia lënë qeverisjeve të kaluara, keq planifikimeve e deri të kushtet atmosferike./Blic