Lajme

Vdekje e dyshimtë në Drenas, polica nis hetimet

02/12/2024 09:03
nga:N K

Policia e Kosovës ka njoftuar se një femër në Drenas është gjetur pa shenja jete.

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar si ‘Vdekje e dyshimtë”.

“Raportohet se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante policore. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e PK-së