Lajme

Deliu-Kodra e akuzon qeverinë për kontroll të medieve me projektligjin për KPM-në

02/08/2024 13:04
nga:N K

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, e ka akuzuar partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje se po tenton ti kontrolloj mediat përmes Projektligjit për Komisionin e Pavarur të Medieve.

Gjatë fjalës së saj në Kuvendin e Kosovës, Deliu-Kodra tha se PDK i bënë thirrje qeverisë ta shqyrtoj këtë veprim.

“Përkundër përpjekës së partive opozitare që ta ndalon votimin e këtij projektligj, për herë të parë ndryshoj edhe radikalisht mënyrën e funksionit të mediave në Kosovë. Janë në kundërshtim me standardet e Këshillit të Evropës dhe OSBE-së. Propozimi i Qeverisë, përfaqëson një sulm të drejtpërdrejtë ndaj fjalës së lirë, medias dhe kundër demokracisë. Kontrolli shtetëror i mediave minon edhe aspiratën e Kosovës për anëtarësim në BE. PDK i bënë thirrje qeveris që ta shqyrtoj këtë”, tha ajo.