Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci, e ka propozuar në emër të 6 deputetëve plotësim-ndryshimin rendit të ditës së Kuvendit, propozim ky i cili u miratua me 61 vota për.
Deputetja Jeta Statovci kërkoi që në rend të ditës të futet “Shqyrtimit i parë për ratifikimin për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e BE-së “Evropa digjitale 2021-2027 ndërmjet Kosovës dhe BE-së”.
LDK dhe PDK ishin kundër këtij plotësim-ndryshimi, me arsyetimin se Kosova tashmë ndodhet nën masa të Bashkimit Evropian.
Megjithatë, ky ndryshim u miratua me 61 vota për.
Seanca e parlamentit po vazhdon me deklarime jashtë rendit të ditës, sipas rendit të ditës së kuvendit.


