Sipas shumëkujt, legjendari brazilian Ronaldinho është ndoshta futbollisti më atraktiv që ka dalë ndonjëherë në fushë, dhe kulmin e tij e përjetoi në Barcelonë, atj ku fitoi të gjitha çmimet më të mëdha ekipore dhe individuale, si dhe realizoi gola të jashtëzakonshëm.
Një prej tyre ai e realizoi pikërisht 20 vjet më parë në një ndeshje të La Ligës kundër Osasuna, transmeton GazetaBlic Sport.
Rezultati ishte 1:1 dhe në minutën e 76-të, 23-vjeçari Ronaldinho shënoi për fitoren e Barçës. Nga prekja e dytë, ai vendosi topin mbi kokë të kundërshtarit dhe realizoi një gol shumë të bukur, pastaj pjesa tjetër ishte histori.


