Sporti

UEFA “josh” elitën e Evropës, formati i ri i Champions League më shumë ndeshje e para

02/07/2024 15:10
nga:Mergim Rreci

Një grup i vetëm, më shumë ndeshje dhe më shumë para. Është kjo përgjigja e UEFA-s ndaj European Superleague, me një Champions League të re, që sipas organit më të lartë qeverisës së futbollit, në “Konitentin e Vjetër” do të jetë më sfiduese dhe më spektakolare, ndryshime këto që do të fillojnë, që nga sezoni i ardhshëm 2024-2025.

Kështu, nga 32 skuadra të ndara në tetë grupe, do të marrin pjesë 36 skuadra në një grup të vetëm, pra si një kampionat i vërtetë, por risitë kanë të bëjnë me ndarjen në katër “grupime” me nga tetë skuadra sipas klasifikimit të UEFA, pas kualifikimit në bazë të koeficientit të secilit kampionat kombëtar.

Do të ketë vetëm një short, ndërsa në fazën e parë, secila skuadër do të ketë tetë ndeshje, me dy ekipe nga secili grupim, teksa nuk ka më sfida vajtje-ardhje, me të njëjtat skuadra, por do të ketë rivalë të ndryshëm, teksa do të zhvillohen katër sfida në “shtëpi” e katër të tjera janë programuar të zhvillohen në transfertë.

Në bazë të renditjes përfundimtare, ashtu si në një kampionat, tetë skuadrat e para kualifikohen direkt në fazën e 1/16-ve, tetë skuadrat e fundit do të elimonohen, ndërsa ekipet nga vendi i 9 deri në vendin e 24 do të luajnë në fazën “play-off” e sipas një formule të parapërcaktuar, duke nisur nga faza e 1/16 nis eliminimi direkt me dy ndeshje vajtje-ardhje, me të njëjtë formulën, sicc Champions League funksion aktualisht.

Ndryshe nga e shkuara nuk do të ketë “ripeshkim” në turnetë e tjerë si Europa League, apo Conference League, me këto turne evropianë që gjithashtu do të ndryshojnë formatin e tyre, ndërsa ndryshime do të ketë edhe përsa i përket përfitimeve, teksa ccdo skuadër e kualifikuar pritet të arkëtojë minimalisht 50 milioën euro e kjo shifër do të rritet në mënyrë eksponeciale me kalimin e tureve dhe fituesi do të marrë plot 150 milion eu