Lajme

Sali Berisha: Rama e mori mesazhin për Parlamentin

02/06/2024 20:42
nga:Y I

Në ditën e 36-të të protestës, ish-kryeministri Sali Berisha tha para mbështetësve se opozita nuk do të dorëzojë kurrë Parlamentin.

Ai shtoi se kryeministri Edi Rama e mori mesazhin e qartë nga protesta e së enjtes.

Ndërsa akuzoi qeverinë se po vepron si organizatë kriminale, ai bëri thirrje që më 20 Shkurt të dilet në protestë, duke e cilësuar si dita e provës dhe betejës së madhe në Tiranë.

/Tv Klan/