Lajme

Deputeti gjerman i ashpër me BE-në: Serbia ishte pajtuar t’i largoj strukturat paralele, por tash i mbështet

02/06/2024 13:15
nga:Sh R

Mbyllja e katër komunave paralele serbe, ka nxitur reagime të shumta nga zyrtarët ndërkombëtar.

Madje BE-ja i ka cilësuar këtij si veprime të njëanshme që mund të nxisin tensione. Për këtë gjë ka reaguar deputeti i Bundestagut gjerman, Boris Miajtoviq.

Mijatoviq tha se BE-ja është treguar e pandjeshme në këtë rast.

“Institucionet e drejtuara nga serbët” në Kosovë ? A nuk është kjo pjesë e konfliktit të vazhdueshëm? Beogradi vazhdon të mbështesë strukturat ilegale, por ka nënshkruar disa dokumente për tërheqjen e institucioneve zyrtare. Arrita sot në Prishtinë dhe mora shumë pyetje. BE-ja është kaq e pandjeshme”, ka shkruar Mijatoviq.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano u shpreh se BE-ja ka reaguar ndaj të dyja veprimeve që janë ndërmarrë nga autoritetet e Kosovës, derisa theksoi se hapat e njëanshëm mund të çojnë drejt përshkallëzimi i situatës.

Stano kërkoi që të palët të kthehen tek dialogu i lehtësuar nga BE-ja.

“Pra natyrisht se është shqetësuese të shihet se sekuencimi i hapave të njëanshëm mund të çojë drejt diçkaje që ne nuk duam ta shohim e kjo është përshkallëzimi i situatës në terren sepse një gjë është e qartë: nuk i kontribuon qetësimit të situatës dhe t’i bëjnë njerëzit të ndjejnë se jeta e tyre po përmirësohet. Pra krejt e kundërta. Prandaj kjo është e rëndësishme që të kthehemi tek dialogu i lehtësuar nga BE-ja dhe të angazhohen shumë seriozisht”, tha Stano.