Lajme

Dëmtohet ekrani i një E-kioske në Zveçan

02/06/2024 10:23
nga:N K

Ekrani i aparatit që shërben për tërheqjen e dokumenteve personale është dëmtuar nga disa persona në Zveçan.

Rasti në është lajmëruar në Polici nga një qytetar, ndërsa që ky aparat ishte i vendosur afër Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve.

“Ankuesi kosovar ka raportuar se nga persona të panjohur është dëmtuar ekrani i aparatit që shërben për tërheqjen e dokumenteve personale që gjendet në afërsi të Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, thuhet në raportin 24-orësh.