Numri i çifteve të cilët i kanë dhënë fund martesës së tyre, është rritur ndër vite. Gjatë vitit 2023 1 mijë e 713 çifte i kanë dhënë fund martesës së tyre. Shifra këto të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).
Numri i shkurorëzimeve është rritur krahasuar me një vit më parë. Pasi që gjatë vitit 2022 në Kosovë janë regjistruar gjithsej 1 mijë e 685 raste të shkurorëzimeve.
Por rritje drastike e shkurorëzimeve vërehet pas vitit 2020. Sipas të dhënave të ASK-së gjatë vititi 2020, vetëm 220 çifte i kanë dhënë fund martesës së tyre. Por ky numër u shumëfishua gjatë vitit 2021, ku janë regjistruar 1 mijë e 987 shkurorëzime.