Me shumë gjasa ky do të jetë sezoni i fundit i Ernest Muçi te skuadra e Legias së Varshavës. Mediat turke bëjnë të ditura se gjiganti turk Besiktash, ka shprehur interesim për të marrë shërbimet e lojtarit të Shqipërisë.
Sigurisht që problemi kryesor është vlera e kartonit, pasi Muçi nuk lëshohet për më pak se 7 milionë euro. Te Beshiktashi, është trajner Fernando Santos, njeriu që u shkarkua pas humbjes që Shqipëria i shkaktoi Polonisë.
Muçi duket se është shndërruar në të preferuarit e Santosit, me portugezin që kërkon të transferojë në Turqi, talentin shqiptar.