Skuadra e Llapit është eliminuar sot nga Kupa e Kosovës në futboll, pasi u mposht nga Trepça 89′.
Ekipi nga Mitrovica fitoi pas vazhdimeve me rezultatin 4-3, për të eliminuar Llapin nga Kupa, përcjell GazetaBlic Sport.
Diçka intersante ndodhi edhe në këtë duel, pasi Tahir Batatina tentoi të bënte 7 zëvendësime, gjë që normalisht nuk është e lejueshme!
Ilir Blakçori u largua nga loja si zëvendësim i 7-të në kohë shtesë, por pas intervenimit të delegatit, Blakçori u desht të kthehej sepse Llapi e kishte kaluar numrin e lejuar të zëvendësimeve…
/GazetaBlic Sport