Sporti

Milan luan baras me Fronsinonen në pjesën e parë

02/03/2024 18:50
nga:E K

Milan dhe Frosinone kanë shkuar në pushim ‘në paqe’.

45 minutat e para u mbyllën me barazim me rezultat 1-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Rossonerët kaluan në epërsi me golin e Giroud në minutën e 17’të të takimit pas asistimit të Leaos.

Frosinone barazoi shifrat vetëm shtatë minuta më pas, kur Soule realizoi nga pika e bardhë për të vulosur fatin e pjesës së parë.

/GazetaBlic Sport/