Lajme

Bastisje në Bërnjak, deklarohet Policia: I pranishëm edhe Sveçla

02/03/2024 17:08
nga:G B

Policia e Kosovës ka kryer bastisje në fabrikën e vidave në Bërnjak.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazeta Blic, Veton Elshani, zëvendësdrejtori i policisë për veriun e Kosovës, Veton Elshani, i cili tha se i pranishëm ka qenë dhe ministri i brendshëm, Xhelal Sveçla dhe se Policia ka qenë aty me dhjetëra herë.

“Sot ministri i punëve të brendshme e ka vizitu ish fabrikën e gozhdave në Bërnjak e cila është pronë e AKP-së”, tha Elshani për Gazeta Blic.