Lajme

Policia jep detaje për aksidentin te Kroni i Mbretit

02/03/2024 16:35
nga:G B

Një aksident ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Pejë.

Nga Policia kanë konfirmuar për Gazeta Blic se bëhet fjalë për vet-aksident, ku një person është lënduar.

“Rreth orës 13:40, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (te Kroni i Mbretit). Njësia policore e trafikut njofton se në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vet-aksident). Si pasojë e aksidentit një person është dërguar për tretman mjekësor”, tha Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë për Gazeta Blic.

Aksident i rëndë trafiku në Orllat, kamioni përplaset me veturën