Sporti

Prishtina mposht Gjilanin pas penalltive, kalon tutje në fazën tjetër të Kupës së Kosovës

02/03/2024 15:54
nga:E K

Prishtina ka arritur të kalojë tutje në fazën tjetër të Kupës së Kosovës.

120 minuta lojë nuk mjaftuan për të caktuar fituesin, kurse skuadra nga kryeqyteti fitoi ndaj Gjilanit pas penalltive [1-4], shkruan GazetaBlic Sport.

Tutje sot kaluan edhe Malisheva, Suhareka dhe Vjosa.

Kujtojmë që Prishtina luajti mbi 100 minuta me një lojtar më pak në fushë pas largimit me karton të kuq të Kushtrim Gashit në minutën e 19’të të takimit.

/GazetaBlic Sport/