Gazetari nga Maqedonia Arben Ratkoceri, ka thënë se 20 deputetë janë të mjaftueshëm që shqiptarët të marrin rol vendimtar në Kuvendin e Maqedonisë.
“20 deputetë janë të mjaftueshëm që shqiptarët të marrin rol vendimtar. Pa diskutim. Duhet të shtojmë kësaj edhe një element të kontrollit të pushtetit lokal që kanë shqiptarët. Janë faktor shumë i rëndësishëm në të gjitha lëmitë shoqërore, prej asaj ushtarake, ekonomike, sociale, politike”, thotë ai.
Ndërsa, lidhur me atë se a janë ngopur shqiptarët me BDI-në mbi 20 vite në pushtet, gazetari thotë se BDI s’ka më çka të ofrojë.
“Problemi më i madh është se po mungojnë ofertat. BDI s’ka çka i ofron më asaj shoqërie. Tashmë ka filluar t’i zbehet edhe patetizmi, folklorizmi, janë lodhur edhe ata me simbolika. Edhe të çështja e z.Xhaferi kur përdoret ky termik simbolik, janë të lodhur sepse në BDI kurrë s’ke debat ose një ofertë konkrete ekonomike për ngushtimin e diferencës sociale dhe ekonomike që është mes maqedonasve dhe shqiptarëve”, thekson ai për Blic Intërvieë.
Ai potencon se shqiptarët janë të orientuar për Maqedoninë drejt BE-së, ndërsa që për këtë maqedonasit janë të ndarë.
“Më herët e thamë, shoqëria maqedonase shumica është e ndarë në këtë temë, sidomos në zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë që është dhe kërkesë e Brukselit për të vazhduar rrugëtimin. Te shqiptarët nuk ka dilema sa i përket orientimeve strategjike të Maqedonisë drejt BE-së. Shqiptarët janë ata që bëjnë balancën për orientim nga Brukseli e jo në variante tjera”, thotë gazetari.
Ai potencon se VMRNO është anti shqiptare dhe pro serbe.
“VMRNO është shndërruar në anti shqiptare dhe anti bullgare. Është shumë pro serbe, është afruar shumë me Serbinë. Një ditë para se të zgjedhej Talat Xhaferi, z.Vuçiq ishte në Shkup në një manifestim shumë lokal të serbëve dhe u prit vetëm nga lideri i opozitës, ndërsa social demokratët nuk i dhanë fare rëndësi dhe as nuk e pritën por u morën me procedurat për zgjedhjen e z.Xhaferi kryeministër”, deklaron ai./Gazeta Blic/


