Sporti

“Humba ndriçimin”, Lewandowski shpjegon mungesën e golave

02/02/2024 17:56
nga:E K

Robert Lewandowski nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë sezon. Bomberi polak, ashtu si edhe skuadra e Barcelonës vuan mungesën e vazhdimësisë dhe në një intervistë të fundit për mediat polake, theksoi se në vitin 2023 humbi “dritën” dhe pësoi një rënie fizike.

“Në vitin 2023 u ndjeva i dobët jo vetëm në aspektin fizik, por edhe në atë psikologjik. Në atë vit, u duk sikur çdo e keq u bë bashkë dhe më preku shumë.

U desh shumë kohë që të rikuperoja dhe të gjeja sërish versionin më të mirë, futbolli nuk është i lehtë dhe nuk mjaftojnë disa ditë për të kaluar momentet e këqija. Ndonjëherë duhen shumë javë për t’ia dalë. Padyshim, viti 2023 ishte një vit ku unë humba ndriçmin”, u shpreh 35-vjeçare.

Në 30 ndeshje këtë sezon me Barcelonën në të gjitha kompeticionet, sulmuesi ka shënuar 13 gola ndërsa ka asistuar edhe në gjashtë raste.