Policia e Kosovës dhe Prokuroria janë duke zhvilluar një aksion në rajonin e Pejës kundër veprimtare të strukturave ilegale.
Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.
Aksioni po zhvillohet në Gorazhdec, Pejë, Klinë dhe Istog kundër veprimtarive të strukturave ilegale.
“Po, Prokuroria dhe Policia po zhvillojnë një aksion”, tha shkurt Nikçi për Telegrafin.


