Sot pritet të bëhet zgjerimi i skemës ‘Superpuna’.
Lansimin e bëjnë kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave Hekuran Murati.
Aktiviteti i lansimit të zgjerimit të skemës Superpuna do të zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë, duke nisur në orën 11:00.
Superpuna është platformë punësimi e krijuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, në kuadër të skemës së Punësimit të Garantuar për të Rinjtë, e cila lehtëson qasjen e të rinjve në tregun e punës dhe ndihmon bizneset në angazhimin e punëtorëve të rinj.
Që nga fillimi i skemës, përmes Superpuna janë angazhuar dhe punësuar mija të rinjë.


