Albin Berisha mund të jetë futbollisti i radhës që largohet nga skuadra e Ballkanit në këtë afat kalimtar.
Sipas raportimeve të fundit, Berisha mund të transferohet në kampionatin rumun tek skuadra e Petrolulit.
Siç merr vesh GazetaBlic Sport, skuadra nga Rumania ka paraqitur ofertë zyrtare për ekipin e Ballkanit në lidhje me sulmuesin qendror, Albin Berisha. Oferta e tyre për transferimin e sulmuesit kosovar është 200 mijë euro.
Palët janë afër marrëveshjes dhe pritet që në ditën e nesërme të ketë zhvillime konkrete për të ardhmen e futbollistit të Ballkanit.
/GazetaBlic Sport