Lajme

Maqedonci viziton ambasadën e Kosovës në Turqi

01/31/2024 18:30
nga:G B

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka vizituar Ambasadën e Republikës së Kosovës në Turqi.

Aty ai bashkë me stafin e tij, takuan ambasadorin Agon Vrenezi, i cili e njoftoi për angazhimet e Ambasadës, si dhe bashkëpunimin partner-Turqinë, si aleat i rëndësishëm i Kosovës në shumë fusha.

“Ministri Maqedonci falënderoi ambasadorin Vrenezi për angazhimin e tij diplomatik, në shërbim të interesave shtetërore”, shkruan në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.