Skuadra e Llapit ka marrë një lajm aspak të mirë.
Sulmuesi i ekipit të Llapit, Valmir Veliu ka pësuar një lëndim të rëndë gjatë fazës përgatitore në Turqi, merr vesh GazetaBlic Sport.
Klubi i Llapit ende nuk ka konfirmuar diçka në rrjetet sociale, por siç mësojmë, lëndimi i Veliut është mjaft serioz dhe pritet të mungojë gjatë.
Llapi ka intervenuar në merkato me transferimin e Adem Maliqit, i cili luan në atë pozicion dhe mund t’i ndihmojë ekipit të Batatinës.
Mbetet të shihet se cila është shkalla e lëndimit dhe periudha e rikuperimit të Veliut…
/GazetaBlic Sport